Në Kuvendin e Republikës Serbe ka ardhur deri te një incident, kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukoviq.
Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukoviqit se si nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve, transmeton Telegrafi.“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç.
Madje ai ia bëri me dije Stanivukokviqit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë sikurse flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.
E kur Stanivukoviq iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e godet me shuplakë. Për ta qetësuar situatën, kryesuesi i mbledhjes ka kërkuar pauzë.
Kujtojmë që Stanivukoviq kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s, e gjatë diskutimit për reformat e programit, i është ofruar Millorad Dodikut dhe Radovan Vishkoviqit mbi të cilët i hodhi flamujt.
Top Channel