Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh pak skeptik në Open në Top Channel për Mini-Shengenin.
Osmani tha se parakushti i Maqedonisë së Veriut ishte që në këto takime të merrnin pjesë të gjitha vendet e rajonit dhe të ketë mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian- tha Osmani.
Në takimet e bëra ka akoma paqartësi në lidhje synimet e kësaj nisme. Ne e shikojmë një nismë akoma në zhvillim e sipër- u shpreh zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Neve nuk na pengon asgjë që në një moment të shkëputemi nga nisma nëse vazhdojnë paqartësitë- vijoi Osmani.
Unë jam skeptik nga kjo mbështetja e SHBA-së dhe BE-së. Nuk është një nisëm e nisur nga SHBA dhe BE por nga Vuçiç dhe Rama dhe që këtu ka një kërcitje. Cila është mbështetja e BE-së dhe e SHBA-së, e pyeti Bushati Osmanin.
Nga Bashkimi Europian ka ardhur një mbështetje Majlinda Bregu- u përgjigj Osmani.
Aha, e kuptuam se në çfarë niveli është mbështetja e Bashkimit Europian- ndërhyri Bushati.
Top Channel