Në një atmosfere impozante që më shumë i ngjante një tubim përmbyllës të fushatave zgjedhore me prezencë të mijëra përkrahësve , Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt sot në Shkup rizgjodhi njëzëri Ali Ahmetin në krye të integristëve edhe për katër vitet e ardhshme.
Mbi 800 delegatë prezent në Kongres, në këmbë dhe me duartrokitje, votuan në përkrahje të Ali Ahmetit që ti prij Bashkimit Demokratik për Integrim në fitore të reja.
Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni qëndror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituieve zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët.
Kongresin e nderuan edhe partitë politike LSDM, VMRO, NSDP, LDP, PDSH, RDK, TDP, PS e Shqipërisë, PD e Shqipërisë, LSI, PD e Kosovës, Vetëvendosja, Nisma, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të organizatave ndërkombëtare dhe të tjerë
Top Channel