Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar hetim të menjëhershëm në Senat në një kohë kur demokratët dhe republikanët janë të ndarë për sa i takon kohës kur procesi do të fillojë.

Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro të ashtuquajturit “Impeachment” për Trump, që akuzohet për abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit. Por, demokratët kanë refuzuar të fillojnë procedurën duke argumentuar se senati i kontrolluar nga republikanët po refuzon dëshmitë dhe se nuk do të mbajë një proces hetimor të drejtë.

Numrat në Senat tregojnë qartë se Trump, do të dalë i pastër. Procesi i Impeachmentit ka qenë shumë toksik dhe i ndarë thuajse totalisht në linja partiake. Procesi u votua të mërkurën në dhomën e kontrolluar nga demokratët, pasojnë akuzat sipas të cilave Trump i ka bërë presion Ukrainës të gërmojë për informacione dëmtuese për rivalin demokrat Joe Biden dhe të birin e tij, Hunter dhe më pas refuzimin që të bashkëpunojë me hetimin e Kongresit për këtë çështje.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump akuzoi demokratët se nuk donin të nisnin hetimin në Senat sepse akuzat e tyre ishin të pabaza.

“Pasi demokratët votuan në dhomën e përfaqësuesve, pa avokatë, pa dëshmi, pa asgjë, tani ata duan ti tregojnë senatit si ta bëjë hetimin. Ata nuk kanë asnjë provë dhe nuk do të mund të provojnë asgjë. Unë dua një hetim të menjëhershëm” shkruante Trump në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA