
Në fshatin Kërçisht i Epërm në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës banorët ankohen se nuk kanë kushtet jetese normale.
Sipas banorëve, fshati që pritet t’i kthehet në shërbim turizmit, i mungon uji i pijshëm dhe vaditës. Por jo vetëm kaq, në fshatin Kërçisht i Epërm ujërat e ndotura rrjedhin në sipërfaqe duke u kthyer në burim infeksioni. Mbeturinat hidhen kudo nëpër përrenj pasi në fshat nuk është shtrirë shërbimi i grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave të konsumit të përditshëm.
Banorët thonë nga ana tjetër se deri tani nuk kanë parë asnjë investim në fshat jo vetëm që do t’i shërbente turizmit, por as për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre aty.
Ndonëse fshati Kërçisht i Epërm ka vlera të mëdha për zhvillimin e turizmit natyror, investimet nuk po duken në të.
Top Channel