334 të arrestuar në Itali/ Operacioni i policisë kundër Ndranghetas, në pranga edhe një ish deputet

20/12/2019 01:20

334 persona janë arrestuar, mes tyre dhe një kolonel policie e një ish-deputet, gjatë një operacionin blic në Itali kundër Ndranghetës së konsideruar si grupi më i fuqishëm mafioz i vendit fqinj.

Goditja më e fortë në vite që i jepet organizatës famëkeqe u shtri në zona të ndryshme, përfshirë Vibo Valentian, Veneton, Lombardinë e Toskanën.

Rreth 2.500 policë dhe parashutistë të ushtrisë morën pjesë në atë që cilësohet si spastrimi më i madh që prej procesit të Palermos në vitet 1986-1987, kur u gjykuan 475 të dyshuar. Prokurori Nicola Gratteri sqaroi se për shkak të rrjedhjes së informacioneve, disa prej bosëve të mafias e dinin që përpara se po planifikohej një operacion masiv.

“Për këtë arsye“, u shpreh Gratteti“, u detyruam ta afronim atë më 24 orë, dhe kjo na krijoi probleme jo të vogla logjistike“. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe asete me vlerë 15 million euro.

70 prej të ndaluarve po mbahen në arrest shtëpie. Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese tha se kjo është padyshim “një goditje tmerresisht e fortë për ‘Ndranghetan”.

Në mesin e të arrestuarv është dhe Giancarlo Pittelli, një avokat i njohur dhe ish ligjvënës i partisë së Silvio Berluskonit, Forza Italia. Sipas prokurorit Gratteti, 66 vjecari Pittelli i kishte ndihmuar pjesëtarët e grupeve kriminale të siguronin qasje tek “politikanët dhe profesionistët më influencë“. Në pranga kanë përfunduar gjithashtu avokatë, llogaritarë dhe zyrtarë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA