Donald Trump, bëhet presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përballet me atë që njihet si Impeachment.

Më herët, në 19 dhjetor 1998, do të ishte presidenti i atëhershëm, Bill Clinton, ai që u përball me procedurën e shkarkimit pasi u akuzua se gënjeu nën betim para një jurie federale dhe pengoi drejtësinë. Kundër Bill Clintonit, procedurat për shkarkim nisën pas skandalit me stazhisten e shtëpisë së bardhë, Monika Levinski, me të cilën Clinton kish’ pasur një aferë. Sidoqoftë, kur gjykimi shkoi në senat, në 1999, votimi dështoi.

Për koincidencë, votimi në dhomën e përfaqësuesve për vënien nën hetim të Donald tTump, vjen pikërisht në 21 vjetorin e atij të Clintonit.

Presidenti tjetër që është përballur me procedura të shkarkimit, ka qenë Andrew Johnson, më 1868. Ai është akuzuar, mes tjerash, për shkarkimin e sekretarit të tij të luftës kundër vullnetit të Kongresit. Johnson ka shpëtuar për pak, pasi dy të tretat e votave në Senat nuk janë arritur vetëm për një votë. Richard Nixon, presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara, ka dhënë dorëheqje më 1974, përpara se të mund të fajësohej nga Senati për skandalin e Watergate. Procedura për shkarkimin e presidentit që në anglisht njihet si “impeachment” do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA