Festa e Top Media/ Falenderim për punën e të gjithë grupit mediatik

19/12/2019 15:48

Sesa e do punën që bën, stafi i Top Medias e tregon në çdo moment, edhe në festën e fundvitit ,të kthyer traditë tashmë, ku trokasin gotat për suksesin edhe të një viti tjetër.

Dhe 2019 nuk ishte i lehtë, me ngjarje të vrullshme që u transmetuan në kohë reale te ju. Festa e Top Medias e organizuar nga presidentja Vjollca Hoxha, sikurse ajo tha, është një falenderim për punën.

Edhe pse nëntori la një shenjë te ne, na ngjalli frikën po aq sa na kujtoi vlerat, lëmë pas pesimizmin për të festuar si një familje. Digitalb, Top Channel, Top Gold, Top Albania Radio, Lori Caffe.
Atmosfera energjike kulmoi me ardhjen e imazhit më të ri të Digitalb në skenë, këngëtarit te njohur Alban Skënderaj.

Por nuk munguan dhe surprizat. Shorteu me dhurata tërhiqte vëmendjen e punonjësve të Top Medias, ku më me fat u duk se ishin aktorët e Portokallisë.

Muzikë dhe hare deri në agim. Për t’u kthyer mëngjesin e të enjtes,si gjithmonë, në fijen përcjellëse të përmbajtjes audiovizive që ju shikoni dhe dëgjoni.

Top Channel