Deputetja Rudina Hajdari ka kundërshtuar vendimin e mazhorancës për të çuar në Kuvend paktën antishpifje. Komisioni i Ligjeve e miratoi sot këtë paketë, ndërkohë që Hajdari akuzon kryeministrin Edi Rama se po “kërkon që të mbysë zërin e lirë dhe demokratik”.
“Me paketën anti-shpifje synohet përmbysja e demokracisë. Me çfarë vendim gjykate kërkojnë të mbyllin një media? Rama të mos diskutojë iniciativa ligjore që nuk i takojnë aspak qeverisë”, u shpreh Hajdari.
Sipas deputetes, AMA dhe AKEP marrin kompetenca që nuk i takojnë.
“Të mos shkojmë në ‘Putinizëm’, ‘Erdoganizëm’që kërkon Rama të bëjë. Kërkoj që Rama të reflektojë, të tërheqë këtë paketë”, deklaroi Hajdari, duke kërkuar që mazhoranca të marrë parasysh propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR për këtë paketë.
Top Channel