Analisti Andi Bushati ishte shumë i ashpër ndaj paketës anti-shpifje që sot u miratua nga Komisioni i Ligjeve.
Ai në Open në Top Channel tha se ka një tentativë që prej 6 viteve që kryeministri e synon këtë gjë, madje e ka provuar edhe 2-3 herë të tjera.
“Duhet të bëjmë një tabllo të përgjithshme të situatës atëherë të flasim për paketën anti-shifje. Ne jemi një vend me opozitë jashtë parlamentit, jemi një vend me pushtetin lokal i gjithi i Partisë Socialiste, vend pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese. Media ka pak liri, t’ia heq edhe këtë liri. Po mbyll çdo zë kundër qeverisë. Ne paskemi qenë në një te keqe kaq të madhe saqë ka ardh fanari i të mirës që do na rregullojë dhe median”- tha Bushati.
Top Channel