Lagjia e re në Durrës, do të ndërtohet në Spitallë. Kryeministri inspektoi zonën, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në një zonë urbane ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Projekti parashikon, ndërtimin e një kampusi të ri për studentet, shkolla, kopshte çerdhe, mjedise sportive dhe qendër shëndetësore. E gjithë zona do të kufizohet me parkun e madh të Porto Romanos.
Më herët Kryeministri ishte në Laç, ku parashikohet jo vetëm ndërtimi i një lagje të re, por edhe një spitali të ri.
“Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…Me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s”, u shpreh Rama.
Për laçianet të cilët nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë e dëmtuara, Kryeministri Rama kërkoi ndihmën e policisë.
Kryeministri u ndal edhe ne Fushë-Krujë në zonën e zgjedhur për rindërtimin, ku shqetësim kryesor ishin banorët të cilët nuk dalin nga pallatet e dëmtuara.
Top Channel