Atentat ndaj dy të rinjve në Peqin/ Vritet një 23 vjeçar që sapo ishte kthyer nga emigrimi, plagoset shoku i tij

14/12/2019 01:22

Një 23 vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë mbrëmjen e së premtes në Peqin, pasi ndaj mjetit me të cilin udhëtonin është qëlluar me armë zjarri.

Viktima Anti Zylyfi gjeti vdekjen rrugës për në spital ndërsa shoku i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se në drejtim të mjetit ku ndodheshin dy të rinjtë është qëlluar nga një tjetër mjet, por ende nuk ka asnjë pistë zyrtare për shkaqet e vrasjes.

Anti Zylyfi sapo ishte kthyer nga emigrimi, ai është djali i një punonjësi të policisë së burgut, por policia mohon që shkaqet e vrasjes të kenë lidhje me profesionin e babait.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim, ndërsa pas atentatit në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur edhe grupe të FNSH-së të cilat po bëjnë krehjen e zonës.

Nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e autorëve të vrasjes së 23 vjeçarit dhe plagosjes se shokut të tij, policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 23-vjeçari ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë.

Në atë ngjarje humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA