Video/ Propozimet e Opozitës për krizën post-tërmet, debat mes Sejaminit dhe Dudushit

13/12/2019 02:38

Kjo e puntatë në Open në Top Channel ishte e shoqëruar me përplasje dhe debate të shumta në Open në Top Channel.

Një debat i fortë u zhvillua edhe mes Neritan Sejaminit dhe Alban Dudushit.

Sejami tha se qeveria nuk ka një plan konkret për rindërtimi.

Këto sjanë plane. Rindërtimi masiv i banesave të dëmtuara. Çfarë do të thotë masiv? Më shumë seç ishin?- tha Sejamini.

Ne jemi në një zonë që ndodhin fatkeqësi natyrore. Ka përmbytje kur nuk ka tërmet. Ka zjarre kur nuk ka përmbytje. Kësaj radhe kemi tërmet. Gjithë ky sektor ka qenë i pambuluar gjatë gjithë qeverisjeve, më shumë nga të gjitha në qeverisjen e zotit Rama.

Problemi kryesor i zotit Rama ka qenë ky se nuk ka investuar në ifrastrukturë që sjell zhvillim ekonomik por në fasada. Ka pasur idenë se kombet zhvillohen po i përmirësove shijen estetike. Është një teori e tij mbi ekonominë- tha Sejamini.

Ju thoni për çdo gjë është skandaloze. Në qoftë se një gjë nuk funksionon nuk do të thotë që nuk duhet të jetë- ndërhyri Alban Dudushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA