Surpriza për ushtarin shqiptar në Izrael/ Gjenerali në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti: Mos u shqetëso, mami dhe babi janë në duar të sigurta

13/12/2019 09:06

Në ndihmë të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit mbërritën dhe ekipe izraelite për të lehtësuar situatën.

Një shqiptar që punon në marinën ushtarake në Izrael, Bass Dolma kaloi ditë ankthi të vërteta teksa familja e tij ishte prekur nga tërmeti, por ai ishte milje larg.

Por dy ditë pas tërmetit Bass mori një telefonatë nga një inxhinierë izraelit.

“Unë i thashë ti nuk më njeh, po jam në shtëpinë tënde në Shqipëri. Mos u shqetëso mami dhe babi janë në duar të sigurta”, kështu i tha inxhinieri Miliv Niv Ohayn, i cili ishte shkëputur nga ekipi i tij për të shkuar në shtëpinë e fëmijërisë së ushtarit.

“Vetëm ekipi izraelit i IDF do të ishte i gatshëm të lëvizte botën për një ushtar”, thotë Bass i lumtur që familjarët e tij ishin mirë dhe pse shtëpia ishte bërë e pabanueshëm.

Mediat izraelite thonë se pas dy javësh Bass do të shkojë në shtëpinë e tij , ndërsa ekipi izraelit që përfundoi punën e tij do të shkojë në Izrael. Ohayn rrëfen se është një person që nuk preket lehtë, por kjo histori e kishte prekur shumë. Ai ka ftuar Bass në shtëpinë e tij të premten, duke krijuar kështu ura të reja miqësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA