28/11 14:46
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë publike në Twitter rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë, në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.
Soreca shkruan se BE-ja është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë, pasi qindra persona kanë mbetur pa banesa.
Statusi në Twitter
Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në tërmetin e fundit.
Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve ”.
Top Channel