Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët, të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj.
UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit.
Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.
Top Channel