Njëri prej prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili do jetë drejtuesi i Prokurorisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre rivalët shfaqen interesin në KLP që brenda datës 19 dhjetor pritet të zgjedhë kryeprokurorin e SPAK.

Edvin Kondili, siç Top Channel mëson nga burimet jo zyrtare tregon vizionin e tij për drejtimin e SPAK, duke i kthyer prokurorët në një skuadër që do hetojë në unitet. Ndërkohë, pretendenti tjetër për kryeprokuror në SPAK , Arben Kraja premton, sipas burimeve, kushte pavarësie për prokurorët që do hetojnë krimin dhe korrupsionin me sekretin se çelësi i suksesit do jetë bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

Altin Dumani, gjithashtu një emër potencial për kryeprokuror në SPAK, ka bashkangjitur veç eksperiencës personale në hetimin e korrupsionit edhe strategjinë e tij që fokusohet tek hetimet proaktive.

Por deri me tani lista e prokuroreve të SPAK përbëhet nga tetë emra prokurorësh, nga 15 që duhet të jenë. Megjithatë, se bashku me Anita Jellen, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK gjatë kësaj të marte numri i prokurorëve të SPAK shkon në nëntë, në rast se vendimi për prokuroren nuk apelohet.

Ndryshe nga ritmet e muajve të mëparshëm te KPK, me shpejtësi para vettingut ka dale edhe Anton Martini i cili synon te jetë në ekipin e prokurorëve të posaçëm, qe do hetojnë korrupsionin. Ai ju nënshtrua te tre komponentëve.

Në brendësi të kësaj panorame, duket se organet e vettingut i janë rikthyer ritmit për te kontrolluar sa me shpejt njerëzit që do jene ne SPAK dhe GJKKO, siç ndodhi edhe me gjyqtarin Klodian Kurushi, i cili ka dhënë pëlqimin për te qenë gjyqtar i posaçëm. Pas konfirmimit ne detyrë gjyqtari tregoi për Top Channel sfidat që e presin.

“Pa fjalë, ishte gjithëpërfshirës, ishte shterues dhe në vlerësimin tim ishte objektiv. Nuk është se kemi pasur rezerva në gjykimet tona si Gjykatë e Krimeve të Rënda. Besoj se Gjykata e Krimeve të Rënda ka qenë një gjykatë suksesi, histori suksesi. Sfida të reja na presin, ne aty jemi”, ka thënë ai.

Pritet qe mëse 600 procedime penale të Prokurorisë se Krimeve të Rënda të kalojnë për kompetencë në prokuroritë e zakonshme, dhe gati 160 dosje te tjera do ti besohen SPAK.

Anila Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA