Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pësoi rënie për 0.4% në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2019, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë 2019, rënie më të madhe kishin kategoritë materialet (-1.1%), pagat (-0.3%), dhe kostot e tjera (-0.1%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të: transportit (9.6%), energjisë (2.1%), dhe makineritë (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 0.5%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti (13.0%), pagat (1.7%), kostot e tjera (1.4%), dhe makineritë (1.1%). Ndërsa, gjatë kësaj periudhe pati rënie tek energjia (-0.7%) dhe materialet (-0.4%).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA