Gjysmë viti pas njoftimit, Mac Pro i rinovuar i Apple së shpejti do të jetë në dispozicion.
Kompania ka njoftuar klientët e interesuar që stacioni i punës dhe Pro Display XDR do të jenë në dispozicion nga 10 dhjetori.
Apple ende nuk ka njoftuar për konfigurimin dhe çmimet e mundshme të Mac Pro, por sistemi bazë pritet të kushtojë 5999 dollarë, transmeton KosovaPress.
Sistemi do të përfshijë një procesor me tetë bërthama Xeon, 32 GB RAM dhe një SSD 256 GB, si dhe një kartë grafike Radeon Pro 580X. Çmimi do të rritet për konfigurim më të fortë, dhe kjo vlen veçanërisht për 1.5TB maksimale për ruajtjen e hapësirës.
Pro Display XDR do të ketë një çmim fillestar prej 4999 dollarë për modelin standard dhe 5999 dollarë për modelin me cilësi nano-reduktuese të shkëlqimit.
Top Channel