Në fshatin Suk 1 në banesën e Enver Hatija ka rënë zjarr.

Mësohet se janë djegur rreth 1000 dengje bari si dhe një furgon me karroceri. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit si dhe Kryeadministratori i Bashkisë Roskovec.

Zjarrfikësit po mundohen të izolojnë banesën e cila ndodhet afër kasolles ku ndodheshin dengjet e barit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA