Veliaj: Gjendja emergjente mbaroi, akti patriotik që mund të bëjë çdokush tani është punësimi i të rinjve dhe të rejave

08/12/2019 11:42

Me kalimin e fazës emergjente të tërmetit në këto dy javë, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë bizneseve që të hapin vende pune.

Veliaj nënvizoi se akti më i madh patriotik që mund të bëjë çdo kush që ka mundësi është të punësojë djem dhe vajza që mund të kontribuojnë për shoqërinë. “Takova një grup të rinjsh që kishin ardhur për shoqatën e NATO-s nga disa vende dhe një prej tyre më thoshte. Kryetar tani po bëhen dy javë që ka rënë tërmeti.

Çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë? I thashë hani drekë në një restorant në Tiranë, blini një suvenir, shkoni bëni shopping. Nëse njerëzit ndrydhen , nëqoftëse nuk konsumojnë, nëqoftëse nuk shpenzojnë, nëse nuk dalin nga shtëpia, nëse nuk punojnë kafenetë e Tiranës, nëse nuk ka xhiro nëpër dyqane, atëherë ne shkojmë në një situatë ku tërmeti real është ai që na ndodh fillimisht në kokë e më pas në ekonomi. Kjo s’duhet të na ndodhë. Më mori dje një biznesmen më tha: Kam 1 mijë xhinse. I thash “lali s’kemi nevojë për xhinse, kemi nevojë që t’i të punësosh çuna dhe goca të rinj. Po bëre këtë, është akti më I madh patriotik që ti mund të bësh për ekonominë shqiptare pas tërmeti. Ndaj për të gjithë sipërmarrësit që duan të bëjnë diçka për tërmetin, është që kriza emergjente mbaroi por nëse doni të bëni diçka hapni vende pune, punësoni çuna dhe goca që kanë nevojë që duke qenë në punë të mendojmë më pak për tërmetin dhe të mendojnë më shumë për shoqërinë dhe familjen e tyre”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe në zhvillimin e lagjeve të reja në kryeqytet të cilat pas tërmetit do të kenë një vëmendje edhe më të shtuar. Ai nënvizoi se kjo ngjarje që ndodhi do të kthehet edhe në një oportunitet për zhvillimin e këtyre zonave. “Kur them që çdo krizë është mundësi, kjo është jo vetëm për shoqërinë, por është dhe për infrastrukturën.

Ne kishim planifikuar që do të kishim një qendër të madhe rinore, por me këto tre lagjet e reja që kryeministri ka propozuar në Tiranë, pra edhe pranë Lumit, edhe në Kinostudio, edhe në Shkozë, në fakt janë tre vende ideale të marxhinalizuara. Por po të rikthehen me arkitekturë moderne, me infrastrukturë moderne dhe të kenë edhe këto që ne kemi pasur ide dhe ambicie, qendra rinore dhe komunitare, kjo krizë është edhe një mundësi për t’i dhënë jetë disa zonave”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA