Në Stamboll kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

I dërguari i Top Channel në Stamboll Muhamed Veliu raportoi në një lidhje telefonike se takimi mes dy liderëve ka zgjatur për më shumë se dy orë, ndërsa fokusi ishte materializimi i asaj ndihme të deklaruar nga Turqia më parë.

Presidenti Erdogan ishte i pari që ofroi ndihmën për të ndërtuar 500 banesa, pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin. Dy liderët pritet të japin një deklaratë dhe ku mund të japin detaje se kur konkretisht do të nisë ndërtimi.

Gazetari Muhamed Veliu raporton se liderët janë në nisur për të marrë pjesë në një konferencë islamikë ku Rama do marrë fjalën dhe do falenderojë edhe Turqinë për ndihmën e dhënë.

Konferenca ka nisur që paraditen e sotme, ku Rama dhe Erdogan do të flasin në sesionin e dytë.

  Post tërmeti/ Ndihma e Turqisë, kryeministri Rama takon presidentin Erdogan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA