Është ndaluar nga policia italiane dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë 32-vjeçari, i dyshuar për vrasje.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A., me pseudonim me iniciale A.M., i lindur në Memaliaj.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetas V.D.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA