Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që të përgatitet një raport i saktë mbi gjendjen e territorit ku do të ndërtohet në mënyrë që të ketë qartësi të plotë për statusin e pronës.

“Në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me bashkitë, duhet të përgatisim raportin e godinave në territoret ku do të ndërtohet për të pasur qartësi të plotë mbi statusin e pronës”, tha Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.

Ai tha se “ne i jemi referuar territoreve që janë pronë shtetërore, por ndërkohë KÇK-ja ka bërë të vetën në kohën kur ne kemi bërë punë të tjera”.

“Duhet verifikuar me hipotekë çdo pronë që të mos gjendemi përpara surprizash, që ne shohim hartën dhe aty del pronë shtet dhe papritur dhe pakujtuar del që aty është një pronë e kafshuar dhe cenuar nga KÇK, kështu që raporti do të jetë gati javën e ardhshme me të gjitha të dhënat e territorit”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi të dhëna të sakta për statusin e pronës dhe çdo të dhënë tjetër që duhet disponuar në një territor nga pikëpamja e ndërtueshmërisë, sizmiologjisë etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA