Durrës/ Banorët ikin nga hoteli dhe rikthehen në shtëpitë e dëmtuara
07/12/2019 07:25
Reshjet e shiut që filluan dje kanë bërë që baorët të kthehen në pallatet e tyre në Durrës edhe pse ato janë të pabanueshme.
Kështu kanë vepruar banorët e një pallati 7 katësh në lagjen 3 në qytetin e Durrësit. Gazetarja Kristi Gongo intervistoi disa banorë të këtij pallati.
“Çfarë do bëjmë? Ku do rrimë? Kur ra tërmeti kam qenë vetëm. Tundje e madhe, jemi tmerru shumë. Kemi qëndru në Golem në hotel por kemi ik që aty sepse kemi merakun e banesës”- shprehet një anëtar i familjes Hoxha që jeton në këtë pallat.
Top Channel