Bledi Çuçi në mbledhjen e qeverisë: 13 mijë persona të akomoduar në hotele dhe banesa sociale
07/12/2019 07:32
Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë në mbledhjen e 10 të jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Pas kryeministrit fjalën e mori Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i cili dha të rejat më të fundit nga tërmeti.
“Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër, situata po shkon drejt normalizimit. Deri tani kemi 13 mijë persona të sistemuar në hotele, çadra, dhe banesa sociale. Kemi dhe një numër të vogël banorësh që duhet sistëmuar dhe po punohet për këtë.
Për sa i përket banesave që do të shemben, ato do shemben dhe gërmadhat nuk do qëndrojnë aty, por do të largohen dhe ajo hapërirë do të jetë e pastër”- tha Çuçi.
Top Channel