Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,në vendin e quajtur “Otllak”.

Një ambulancë që ishte duke transportuar një të sëmurë drejt Spitalit Rajonal të Beratit është përplasur me një trajler,me targa serbe,që po futej në një pulari ku kishte sjellë koncentrat ushqimor.

Nga përplasja e fortë,ambulanca ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrëfikëseje,të cilët kanë nxjerrë nga ambulanca 5 të plagosurit: drejtuesin e ambulancës Arben Merko,58-vjeç,infermierin Aleksander Kati,54-vjeç,të sëmurin Ll.Ashani,82-vjeç dhe familjarët e tij që ndodheshin prapa me të në ambulancë: N.Ashani, 52 dhe A.Ashani,56-vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat dhe janë jashtë rrezikut për jetën,edhe pse janë të gjithë me fraktura të shumta në të gjithë trupin. Ekspertët e policisë rrugore kanë bërë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë pyetur në lidhje me dinamikën e aksidentit edhe drejtuesin e trajlerit,shtetasin rus Zako Brajeviç,50-vjeç.

Sipas policisë,shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke qarkulluar ambulanca në këtë aks nuk nuk lejohet të qarkullohet me më shumë se 80 km/orë. Kjo e favorizuar edhe nga lagështira në rrugë ka bërë që ambulanca të devijojë e rrëshkasë pas përplasjes,duke përfunduar në kanal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA