Katër prokurori hetojnë ndërtimet/ Në kërkim të ekspertëve për këqyrjen e objekteve para shkatërrimit

06/12/2019 19:35

Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkëngjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit, po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.

Deri më tani prokurorisë së Durrësit i janë bashkangjitur dy specialistë nga instituti i ndërtimit që janë përfshirë në këqyrjet e objekteve përpara se ato të shkatërrohen në formë të telekomanduar.

Por ndërkohë të njëjtën nevojë për ekspertë të posaçëm ka edhe prokuroria e Krujës, e Laçit, Tiranës. Ndërkohë siç mëson Top Channel edhe prokuroria e Kavajës ku janë evidentuar disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor i kërkon bashkisë që të vendosë në dispozicion listën e objekteve, tek të cilat do ndërhyhet dhe për të cilat synohet të zhvillohen këqyrjet e vendngjarjeve.

Nga ana tjetërsipas burimeve  shtatë prokurorë në Durrës janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve po heton si një të vetme shtatë referimet e shembjes nga tërmeti të shtatë  ndërtesave nga rrënojat e  të cilave u shkaktuan viktima.

Në një të vetëm janë bashkuar fashikujt e shembjes së ish Vila Palma, Mira Mare, Kavalishensës, Ish-Tropikalit, gjashtë katëshit pranë stadiumit, ndërtesës katër kateshe të familjes Lala dhe godina tek zona e “Dy Gjelave”.

Grupi i dytë po heton listën e mëse 70 godinave që do shemben pasi konsiderohen të rrezikshme, ndërkohë të njëjtën procedurë po ndjek edhe prokuroria e Krujës, e cila sikurse kolegët ka urdhëruar sekuestrim në hipotekë dhe prefekturë të dokumentave, por edhe të procesverbaleve të konstatimit në këto ndërtesa pas tërmetit të datës 21 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA