
Sfida e kësaj nate në “Hell’s Kitchen” ka nisur krejt çuditshëm. Pasi ka shpallur dy liderët e kësaj nate, Albinën dhe Selmanin, shef Renato i ka kërkuar këtij të fundit që të zgjedhë një nga djemtë e të shkojnë të marrin atë që do të gjenin në koridorin e shtëpisë.
Djemtë kanë sjellë në mes të kuzhinës, krevatin dhe bukuroshen e fjetur mbi të. Siç e thotë dhe përralla, ajo do të zgjohej nga puthja e princit, që sigurisht do të gjendej mes djemve të skuadrës blu. Mrekullia ndodhi vetëm me puthjen e Françeskos, ndërsa pas puthjes së Ledjonit vajzës nuk i lëvizi as fija e flokut. E pikërisht këtu qëndronte hilja. Sepse djalli kish vendosur të vinte në lojë Ledjonin këtë herë për shtresat e dhjamit të tij, me matjen e të cilit do të merrej dietologia Enkelejda Ferrollari.
E kishte një qëllim e gjithë kjo lojë: sfida e rradhës për konkurrentët ishte përgatitja e ushqimeve në bazë të kalorive të caktuara, respektimi i kalorive të caktuara për të treguar kujdesin e duhur ndaj klientëve.
Pasi dietologet dhanë informacionet e nevojshme, nisi përgatitja e menuve. Sfidën e fituan më në fund djemtë. Ishte nata me fat e tyre, por të shohim si do t’ju shkojë deri në fund.
Top Channel