Tërmeti i 26 nëntorit do të sillte dëmtime të shumta veçanërisht në dy lagje të Durrësit, konkretisht lagjen numër 13 dhe atë 17.
Në zonat në fjalë gjenden ekspertët shqiptarë nga ekipi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit të cilët po realizojnë verifikimin e banesave.
Në një lidhje direkte me gazetaren e Top Channel-it, Elda Menga gjatë edicionit informativ të orës 15:00, njëri prej ekspertëve deklaroi se aktualisht po përmbyllet procesi i cilësimit të banesave si të banueshme ose jo. Eksperti shtoi se banesat po seleksionohen në 5 grupe, banesa të dëmtuara shumë lehtë, lehtë, më rëndë, shumë rëndë dhe ato që duhet të shkatërrohen.
Sipas tij, pjesa më e madhe e banesave kanë probleme të përkohshme, me muret, ndërsa problemet në strukturë janë më të pakta.
Top Channel