Bllokohen pesë cisterna me naftë në Itali, kishte dalë nga Shqipëria
05/12/2019 20:41
163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.
Operacioni u zhvillua sot nga Guarda di Finanza, ndërsa punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.
Nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.
Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna.
Top Channel