Policia rrugore e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas.

Shtetasit janë arrestuar pasi kanë aksidentuar të tjerë me automjetet e tyre ndërsa një i tretë është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Njoftim

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Xh.Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, duke drejtuar mjetin tip “BMW X3” , është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Katjel, Librazhd. Dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit Fiat dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

• A.K., 24 vjeç, banues në Peqin, arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjerë me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier. Dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit Benz, dhe 2 pasagjerët e këtij mjetit dhe konkretisht shtetasit L.S., 28 vjeç, dhe S.H., 6 vjeç, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

• O.B., 23 vjeç, banues në fshatin Tregan, Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA