“Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath”, kështu thotë kreu i PD-së, Lulzim Basha pas vizitave në këto zona.
“Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata”, thotë Basha më tej.
Postimi i plotë
Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.
Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.
Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.
Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.
Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.
Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.
Për këtë arsye duhet urgjentisht;
1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!
2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.
3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.
Gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.
Top Channel