Vjedhje parash? Merret me forcë makina në autostradën Tiranë-Durrës
02/12/2019 13:37
Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonës, ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel