“Zot na fal”, banori nga Durrësi rrëfen në Open si e përjetoi tërmetin e fundit

01/12/2019 00:39

Gazetarja Anila Hoxha gjatë lidhjes live në Open intervistoi një të moshuar i cili nuk kishte dalë nga banesa edhe pse banesa e tij është shpallur e pabanueshme.

“Kam nxjerrë jashtë dhe kam akomuduar fëmijët. Tani unë po rri këtu. Sdua të iki”- tha zotëria.

E dëgjuat tërmetin?- e pyeti Eni Vasili qytetarin.

‘Po e dëgjova. Nuk lëviza fare. Ne pleqtë jemi pak besimtar dhe thjesht ngrita duart lart dhe thashë, zot na fal, mos na sprovo më’- u shpreh qytetari nga Durrësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA