“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt
Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendin janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.
Përpos rasteve të ndryshme të ndihmave të ofruara, nuk mund mos tërheqë vëmendje gjesti i shembullor i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë një familje të prekur nga tërmeti.
Teksa përcjell në Instagram momentet emocionuese, kur vogëlushi i dorëzon në duar poçin e tij të kursimeve një vajze të vogël, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor.
“’Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime” – ca engjelli i bukur Ajki Nurka, që iu qep pas skuadrës sonë të emergjencave në Vaqarr në ndihme të familjes Nozlli! #TiranaSolidare”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe videon.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/447066792632258/
Top Channel