Ministria e Arsimit ka bërë me dije se shkollat do të fillojnë mësim në 9 qarqe, ndërsa është pezulluar në qarkun e Durrësit deri më datë 9 dhjetor dhe në qarkun Tiranë dhe Lezhë deri më 5 dhjetor.
Shahini:
Mësuesit do të dalin në punë para nxënësve. Sot me propozimin tim këshilli i ministrave mori këtë vendim.
Në qarkun Durrës, bashkitë Krujë, Durrës dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 dhjetor, e hënë.
Në qarqet Tiranë që përfshin bashkitë, Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.
Në qarkun Lezhë që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor që është e enjte, por ruajmë mundësi që ta shtyjmë edhe për disa ditë në rast se sigurohemi që jo të gjitha shkollat janë në gjendje të mirë.
Njoftimi nëse do shtyjmë mësimin e bëjmë një ditë para, pra me datë 4 dhjetor.
Në të gjitha qarqet e tjera mësimi rifillon normalisht.
Këtu dua të nënvizon edhe dy shkolla në Elbasan, që kanë një numër të vogël nxënësish dhe do të transferohen në shkollat e afërta.
Ky vendim vlen vetëm për nxënësit, mësuesit do jenë në punë që nesër.
/A.Pali/
Top Channel