Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
01/12/2019 12:32
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bënë me dije se ditën e nesërme Presidenti do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, shkruan Tedi Blushi në “Facebook”.
Top Channel