Ish-deputeti i LSI-së është shprehur se Kryeministri Rama duhet ti lërë vetëlavdërimet e përlotjet mediatike dhe të përgjigjet para ligjit.

Gjithashtu Vasili ka bërë edhe 6 pyetje që ai i ka për kryeministrin.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri te lere vetëlavderimet e perlotjet mediatike dhe te pergjigjet para ligjit!!

Ne 3 tetor 2019 tamam 2 jave pas termetit shume te rende te prej 5.8 balle te 21 shtatorit Edi Rama ne Real Story me gojen plot thoshte:

“Jemi një shtëpi e vogël dhe fatmirësisht jam i gjatë dhe i fortë. Këtu më të mirë se unë nuk ka dhe do punoj çdo ditë do të bëhem edhe më i mirë”,

Ne 27 nentor kur nuk i mbushur as 48 ore pas termetit te tmerrshem prej 6.4 balle te 26 nentorit Edi Rama thote prap se eshte me i miri.ja cfare thoshte:

“Jam një shqiptar kokëfortë, që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time me gjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët, deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma”.

Kemi pare edhe plot perlotje e ngasherime mediatike te kryeministrit njera me e shpifur se tjetra nga ato qe e fyejne rende dhimbjen e cdo shqiptari por vecanerisht te atyre qe kane humbur njerezit e dashur te tyre.

Te jesh kryeminister do te thote tu dalesh per zot punes dhe jo te perbuzesh qytetaret.

Ka disa pyetje qe kryeministri duhet tu jape pergjigje para shqiptareve si dhe perpara prokurorise:

1.Perse nuk beri asgje por perkundrazi u tall kur ne 29 korrik Presidenti terhiqte vemendjen per rrezikun e termeteve dhe shkallen e pergatitjes se shtetit lidhur me to??

2.Perse pas termetit te tmerrshem te 21 shtatorit refuzoi te shpalle Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore dhe te marjen e masave emergjente.

3.Perse u ngrit Agjensia Kombetare e Emergjencave Civile vetem ne 27 nentor pas dy termeteve shkaterrimtare.

4.Perse ndertesat e demtuara rende nga termeti i 21 shtatori nuk u bllokuan dhe evakuuan qytetaret qe do te evitonte humbjen e jeteve ne termetin e 26 nentorit.

5.Perse Rezervat e shtetit nuk moren masa te jashtezakonshme pas termetitte21 shtatorit.

6.Perse nuk u mobilizuan specialistet vendas dhe te huaj pas 21 shtatorit per vleresimin e gjendjes se ndertesave.

Ndaj kryeministri i vetquajtur ” me i miri” duhet te pergjigjet perpara drejtesise sepse 51 humbje jetesh eshte nje tragjedi, qe ka shenjuar jeten e te gjithe shqiptareve.

Perlotjet mediatike dhe ec e jaket per shoë te ketij individi kryeminister jane nje fyerje violente e rende sa vete termeti.

Cdo vonese e drejtesise eshte bashkefajesi shume e rende!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA