Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

Rama ndër të tjera tha se “Investigimi i banesave të bëhet me ‘4 sy’, dy shqiptarë dhe dy të huaj”.

“Kemi nevojë të punojmë dhe të planifikojmë bashkë. Ekipi i kancelares Merkel, kanë qenë aktivë që në momentin e parë. Investigimi i banesave të bëhet me ‘4 sy’, dy shqiptarë dhe dy të huaj.

Ka vende që janë përballur me tërmete shumë më të fuqishme se ky i joni . Duhet të sigurohemi që të gjithë të jenë në tenda,
si ato që na sollën italianët. Nëse secili përpiqet për këtë, mund të bëjmë më të mirën për këta njerëz. Do të doja që opozita të bashkohet me ne, i kam ftuar për të ndarë idetë.

Është koha që të përballemi me sfidën, për të marrë vendime në të mirë të vendit. Na duhet të mendojmë për një konferencë donatorësh nga të gjitha shtetet. Duhet t’u kthejmë vendin njerëzve, jemi goditur emocionalisht nga vendimi i BE. Të punojmë për t’u treguar njerëzve që e ardhmja është këtu.

Ndjesë për ata që kam harruar të përmend,mirënjohës për të gjithë. Kemi Çuçin në terren, një burrë fjalë pak dhe punë shumë. Na ndihmoni dhe na jepni dijet më të mira që keni për këtë. E di që paratë janë thelbësore, por dija është themelore për të shpenzuar paratë në mënyrën më të mirë”, tha kryeministri.

  Tërmeti/ Rama takim me ambasadorët: E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA