Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli njofton se ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shqipëri, më 2 dhe 3 dhjetor, pas tërmetit tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.

Në Twitter, Sassoli njofton se nuk ka ende një datë konkrete se kur do të vizitojë vendin tonë.

“Shpresoj që ju dhe familjet tuaja të jeni mirë dhe të mos jeni prekur shumë nga tërmeti. Për shkak të kësaj tragjedie, u vendos të shtyhej vizita. Ende nuk kemi një datë të re, por duam ta bëjmë këtë vizitë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jemi në kontakt”, shkruan në Tëitter Presidenti i Parlamentit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA