“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit e Aristotelit”, Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri Qeveria bëri një mbledhje ashtu siç ka bërë këto tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë me datë 26 nëntor.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqëisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”- tha Rama.
Rama falendëroi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.
“Duhet të falenderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara ”- vijoi kryeministri.
Top Channel