Tërmeti i 26 nëntorit la pas pasoja tragjike për vendin, deri më tani numërohen 51 viktima dhe 913 të plagosur.

Pas tragjedisë ishin të shumë ata që kontribuuan me ç’të mundnin për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Një ndër ta është edhe themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i cili thotë se familjarët do të gjejnë një pjesë të ngrohtësisë së munguar gjatë këtyre ditëve, ku ankthi i ka kapluar.

“Kushdo që ka nevojë për tu strehuar, sigurojmë ushqim, ngrohje, fjetje! Na telefononi në këtë numër +35569 983 3046 Adresa: Rruga e Arbrit, Stacioni Fundit i Tufinës! @fundjavendryshe @ Fundjavë Ndryshe”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook të “Fundjavë Ndryshe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA