Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një lidhje direkte në Top Talk ka folur për pezullimin e procesit mësimor si pasojë e tërmeteve, ndërsa shtoi se janë bërë përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë dëmtime.
” Kemi bërë përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë dëmtime. Jemi duke përfunduar analizën e
gjithë akt-konstatimeve që na kanë ardhur. Për datën e fillimit të shkollës do të kem një konferencë për shtyp ku do të jap informacion.
Në Durrës kemi numrin më të madh të shkollave të dëmtuara. Po përgatisim planin e zhvendosjes së nxënësve,aty ku janë dëmtuar shkollat. Së dyti po përgatisim një ambient të ngrohtë me metoda trajtimi psikologjik. Jemi duke përmbyllur edhe pjesën e
shkollave private, ato publike janë inspektuar. Do të bëjmë transportin e fëmijëve nga vendet ku janë strehuar, drejt shkollave
Pasdite do të kenë edhe mësuesit ndihmës si edhe psikologët. Unë mendoj që shkollat duhet të hapen dhe të rifillojë shkolla. Për një vendim më konkret do të dalim nesër në një deklaratë”,l tha ajo në Top Talk.
Top Channel