Rama vizitë dy vogëlushëve të mbijetuar nga tërmeti: Do t’i marrë në shtëpinë time nëse s’kanë ku të shkojnë

30/11/2019 21:08

Kryeministri, Edi Rama, ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e sotme ku vizitoi dy vogëlushë të mbijetuar nga tërmeti katastrofik.

Rama fillimisht ndaloi pranë krevatit të Aurelit, djalit që e kishte kërkuar me ngulm ta vizitonte.

“Ka shembje te krahu dhe nofulla. Nga e hëna pritet të dalë nga spitali”, thonë mjekët dhe prindërit e tij.

Paralel me të ndodhet krevati i 10 vjeçarit, Alesio Cakoni. Siç tregon daja i tij, ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16 vjeç dhe babait Kastriotit. Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

“Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë.Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë. Të hidhet nga kati i pestë dhe të mos më ketë shok mua”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA