Qarku i Lezhës ka publikuar bilancin për të gjitha shtëpitë dhe banorët që janë të pa strehë për shkak të tërmetit që ra më 26 nëntor, ku deri më tani ka lënë 51 viktima.
Në Qarkun e Lezhës, në total janë 56 pallate dhe 181 banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Nga Bashkia Kurbin informacioni është se janë dëmtuar 28 pallate dhe 560 apartamente që kanë lënë pa strehe 2200 banore.
Janë dëmtuar 75 banesa që kishin 300 banorë. Janë tre grupe me specialist nga Tirana dhe të huaj që po verifikojnë gjendjen e tyre.
Nga Bashkia Lezhe, 15 pallate me 250 apartamente rreth 1000 banorë. 79 banesa private me 300 banorë.
Nga Bashkia Mirdite, janë dëmtuar 13 pallate, 250 apartamente që kanë pasur 1000 banorë. 27 banesa me 100 banorë, 2 shkolla një njësinë Rubik, 1 kopshte, 1 çerdhe
Mësohet së në bashkitë e Lezhës dhe Mirditës pritet ardhja e specialisteve nga Tirana për ti verifikuar objektet.
Top Channel