Paraditen e sotme kryeministri i vendit ishte në “Kombinat”, për të inspektuar dëmet nga tërmeti, ku edhe zhvilloi një takim me banorët e Tiranës.
Në pamjet që do të shihni më poshtë kryeministri ndodhet së bashku me babain e 20-vjeçares që ndërroi jetë pak më parë në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Në videon e postuar nga kryeministri i vendit dëgjohet edhe babai i Xhesikës, Ilia tek i kërkon Ramës që të dërgojë vajzën e tij në Itali.
“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët direk ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu. Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën, të mbushë 20 vjeçe”, i është drejtuar Ilia Ramës.
Top Channel