Ministri Klosi në Open: Qeveria kontratë me hotelet, ja çfarë përfshihet
30/11/2019 21:48
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një lidhje live në Open, tha se nga sot qeveria ka lidhur kontratë me hotelet për të akomoduarit e prekur nga tërmeti.
“Fafa resort në golem fillimisht pranoi 200 veta, dhe sot kanë ardhur dhe 400. Tani për tre qarqe Tiranë, Durrës dhe Lezhë, janë mbi 3000 vetë.
Sot qeveria në mbledhje mori vendim që ministria e turizmit të lidhi kontratë me hotelet të cilët do pranojnë këtë kontigjent, kjo fillon nga sot. Qeveria do mbulojë fjetjen dhe ushqimin me 3 vakte, shërbim të plotë shëndetësor, psikologjik, transportin dhe sigurinë sipas kontratave. Është ngritur një grup për kosoton që do ketë kjo marrëveshje”, tha Klosi.
Top Channel