Nga qyteti i Kavajës për Top Channel po raporton gazetari Sokol Çobo, ai ndodhet me një grup banorësh në zonën e njohur nga qytetarët si zona e “valutës”, në afërsi të tregut industrial.

Nga raportimet e bashkisë pesë pallate janë shpallur të pabanueshme dhe në këto momente në drejtim të këtyre pallateve janë dërguar ekspert nga bashkia për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Por edhe pas këtyre deklaratave dhe vendosjes së shiritave rrethues që ndalojnë hyrjen në godinë, banorët ende shikohen që hynë drejt banesave të tyre dhe po marrin orenditë shtëpiake dhe çfarë të munden prej aty. Banorët shprehen se nuk kanë frikë dhe se do të qëndrojnë në apartamentet e tyre pasi nuk kanë ku të shkojnë.

“Deri më tani nuk ka ardhur asnjë inxhinier nga bashkia për të na vlerësuar dëmet dhe për ta shpallur të pabanueshme godinën, ndaj dhe ne nuk largohemi. Po përpiqemi që të shpëtojmë ç’të mundim nga banesat, kolonat qëndruese janë krisur dhe kanë rënë, ne rrezikojmë por nuk largohemi sepse nuk kemi ku të shkojmë. Në qytetin tonë janë shpallur të pabanueshëm pesë pallate por pallati ku ne jetojmë është më i riu nga katër të tjerat pasi është ndërtuar këto 15 vitet e fundit”, u shprehën qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA