24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.
“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty, Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.
Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tregoi Klajdi.
Kujtojmë se pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.
Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.
Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.
Top Channel